Protesta për uljen e çmimeve në Shkodër e në Devoll

schedule19:57 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 19:57 - 14 Dhjetor, 2018

Banorët e zonës së Devollit protestuan kundër politikave në bujqësi, në arsim e shëndetësi. Ata kanë kërkuar ulje të çmimeve të naftës dhe taksave në përgjithësi. Protestuesit fillimisht u grumbulluan në afërsi të fshatit Progeer. Më pas bllokuan për afro një orë rrugën nacionale Korçë – Kapshticë.

Protestë e ngjashme u organizua përseri edhe në hyrje të qytetit të Shkodrës. Megjithëse më të paktë në numër për shkak të reshjeve të shiut, ata ripërsëriten kërkesat për ulje të çmimeve. Protesta të tilla të mbështetura nga Partia Demokratike ka patur disa nëpër rrethe të ndryshme ditët e kaluara. Kanë bllokuar rrugët kryesore dhe kanë paraqitur kërkesa të ndryshme ekonomike, por kryesisht uljen e çmimit të naftës dhe të taksave në përgjithësi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!