Gazetari Fatos Mahmutaj në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për protestë pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.
Protesta e thirrur nga Berisha do të zhvillohet ditën e nesërme më 15 mars 2025, megjithatë “Tik Tok”, ende nuk është mbyllur në Shqipëri, ndërsa ish-kryeministri premton ta kthejë.
“Mbyllja e “Tik Tok” është zgjidhja më e mirë. Në Shqipëri është keqpërdorur dhe duke mos pasur filtra dhe gjuha shqipe nuk njihet shumë nga këto filtrat elektronike është keqpërdorur. Ka humbur qëllimin informues apo edukativ. Berisha kërkon të bëjë protestë me fëmijët, dhe të kundërshtojë stafin mësimor të shkollave dhe prindërit. Këto vite tik tok ishte kthyer në ankthin e mësimdhënësve dhe prindërve shqiptarë”, tha ai.
/abcnews.al/