Protesta për Teatrin, Meta: Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë evropiane!

schedule15:49 - 20 Maj, 2020

schedule 15:49 - 20 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta vetëm pak orë para protestës së thirrur nga Alanca për Mbrojtjen e Teatrit që do të zhvillohet në orën 17:30 të kësaj të mërkure është shprehur se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet.

Kreu i shtetit në postimin e tij në Facebook thekson se në këtë nismë ne duhet të jemi të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!

Postimi i plotë:

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! ??/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!