“Protesta për të mbrojtur interesat e Berishës dhe Metës”, Nura: Nuk mund t’i bindësh qytetarët të dalin me forcë

schedule18:05 - 26 Nëntor, 2024

schedule 18:05 - 26 Nëntor, 2024

Gazetari Artur Nura ka deklaruar në një lidhje LIVE me ABC News se protesta e opozitës po zhvillohet për të mbrojtur interesat e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ai ka theksuar se nuk mund t’i bindësh qytetarët të dalin me forcë për interesat personal të tyre.

“Pse vjen protesta e ka përgjigjen? E ka përgjigjen dhe i gjithë kjo lidhet me procesin e lirimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.  Duhet të flasim për strategjinë e kësaj opozite.

Kjo protestë bëhet për të mbrojtur interesat e dy liderave kryesore, Berisha dhe zoti Meta. Padyshim që ka dhe një ngjyrë të tillë që lidhet me SPAK. Mosbindja civile është një instrument i njohur tashmë.

Kam dëgjuar një nga eksponentët e PD që i bënte thirrje qytetarëve si mund të rrini ju nëpër kafe dhe nuk dilni në protestë. Nuk mund ti bindësh qytetarët me forcë, pasi ata nuk kanë pse të dalin të mbrojnë interesat e zotit Berisha dhe zoti Meta. Po ta vini re janë deputetët ata që po përplasen me policët, ndërsa qytetarët janë më të stepur, pasi deputetët kanë një lloj imuniteti.

Ju e dini si funksionojnë partitë politike, merret një vendim dhe ai duhet zbatuar”, tha ndër të tjera Nura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!