Protesta për ndryshimet klimatike, 1,500 të arrestuar në Holandë

schedule12:22 - 28 Maj, 2023

schedule 12:22 - 28 Maj, 2023

Më shumë se 1,500 persona u arrestuan të shtunën nga policia holandeze, në shenjë proteste ndaj subvencioneve të karburanteve fosile. Sipas një zëdhënësi të Extinction Rebellion, rreth 7,000 njerëz morën pjesë në demonstratën që u zhvillua pasditen e djeshme.

Qindra policë u vunë në gatishmëri për të garantuar rendin publik gjatë demonstratës, e cila filloi rreth mesditës.

Ndryshimet klimatike janë një krizë e vazhdueshme dhe ne e dimë shkakun e saj dhe ende po subvencionohet nga qeveria jonë, kjo duhet të ndalet,” tha 31-vjeçarja Anne Kerevers, një studente doktorature në Universitetin e Amsterdamit.

Në demonstratën e djeshme mori pjesë aktorja 46-vjeçare Karis van Houten, e cila njihet veçanërisht për rolin e saj si Melisandre në serialin e njohur “Game of Thrones”. Ajo u arrestua, por sipas agjentit të saj, ajo u kthye në shtëpi në mbrëmje, raportoi ANP.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!