Protesta para parlamentit, plagosen 6 policë

schedule11:36 - 22 Nëntor, 2018

schedule 11:36 - 22 Nëntor, 2018

Gjashtë efektivë të policisë mbetën të plagosur pas përplasjes me banorët të Unazës së Re përpara Kuvendit këtë të enjte.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit. Ata janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

“Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, përfundon njoftimi i uniformave blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!