Policia ka shoqëruar disa persona të cilët ishin pjesë e protestës së të mërkurës para kryeministrisë, të cilët dolën kundër rritjes galoponte të çmimeve në treg.
Kujtojmë që protesta nisi në orën 17:00 dhe zgjati mbi dy orë, ndërsa u përshkallëzua ku disa qytetarë bllokuan rrugën kryesore në Unazë.
Ndërhyrja e policisë shkaktoi edhe agravim të situatës, pasi qytetarët të cilët u ulën në rrugë, nuk pranuan të largohen. Menjëherë pas mbylljes së protestës policia ka nisur shoqërimin e disa qytetarëve.
Ndërkohë që është lajmëruar që protestat do të vijojnë edhe ditët në vijim, ndërsa ditën e shtunë pritet një protestë mbarëkombëtare e cila do të zhvillohet në formën e marshimit. /Abcnews.al/