Protesta para kryeministrisë, Goci: Të dorëhiqen ministrat, të bllokojmë çdo centimetër të Shqipërisë

schedule18:01 - 9 Mars, 2022

schedule 18:01 - 9 Mars, 2022

Aktivisti Ervin Goci në fjalën e tij mbajtur para protestuesve te kryeministria tha se duhet përshkallëzim deri në bllokimin e plotë të territorit, deri sa të ndryshojë modeli ekonomik.

Gocaj theksoi se zgjidhja nuk është protesta e sotme apo ulja e çmimeve, por dorëheqja e menjëhershme e ministrave të linjës, deri në krijimin e hapësirave për lirinë ekonomike për të gjithë qytetarët.

Ai ju bëri thirrje bujqve, ekonomistëve, sipërmarrësve dhe çdo shqiptari që të bllokojnë çdo hapësirë ku marrin frymë oligarkët.

‘Përgjysmimi i urbanëve është masë kriminale. Unë sot doja të thoja diçka që po anashkalohet. Unë nuk flas në të ardhme, flas për këtë që po ndodh, ne prej disa muajsh kemi marrë pasoja nga rritja e çmimeve. Unë dal në protestë për të kërkuar përgjegjësi. Unë kërkoj dorëheqjen e ministres së energjetikës apo ministrive të linjës, sepse unë dëmin e kam marrë në çdo sekondë, unë jam duke i dhënë para oligarkëve. Zgjidhja është bllokim total në çdo centimetër të Shqipërisë, të gjithë që preken direkt apo indirekt të bllokojnë çdo centimetër të territorit, duhet ndryshuar çdo sektor ekonomik’, deklaroi Goci. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!