Protesta para Drejtorisë së Policisë/Banorët: Këtu deri sa të lirohen të ndaluarit

schedule11:20 - 2 Prill, 2018

schedule 11:20 - 2 Prill, 2018

Edhe sot janë mbledhur përpara drejtorisë së policisë në Tiranë qytetarë e të afërm të të ndaluarëve që morën pjesë në protestën kundër vendosjes së tarifës së qarkullimit në rrugën e Kombit. Ata shprehen për abc neës se do të qëndrojnë deri sa të vendoset lirimi i tyre.

“Motivi dihet, për rrugën e kombit që i ka derdh taksat gjithë populli shqiptar për atë rrugë. Për të arrestuarit kemi ardhur këtu”.

“Kemi ardh me liru njerëzit që kanë fut në burg. Me i kap natën me i arretsua, t’i kapshin natën”.

“Të lirohen njerëzit tanë të thjeshtë, nuk kanë bërë asnjë krim, thjesht për taksën e vendosur gabimisht”.

“Ne s’kena bukë më hangër”.

“Ne nuk mbështetim ansjë focë politike, asnjë. Kemi lënë punët dhe këtu do rrimë”./abcnews.al