Protesta para bashkisë/ Tiranë, mbështetësit e opozitës mbajnë rrugën të bllokuar

schedule15:33 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 15:33 - 20 Dhjetor, 2024

Mbështetës të paktë të opozitës dolën sërish këtë të premte për të protestuar përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta nisi me tension mes militantëve të opozitës dhe efektivëve të policisë, kjo pasi mbështetësit e opozitës nuk u grumbulluan në orarin zyrtar të nisjes së protestës në orën 11.00.

Për shkak se mbështetësit ende nuk ishin mbledhur, policia hapi rrugën duke e lënë të lirë qarkullimin.

Por ky vendim u kundërshtua nga mbështetësit e opozitës, të cilët mbërritën përpara godinës së bashkisë disa minuta me vonesë dhe bllokuan menjëherë rrugën, duke lënë disa qytetarë në trafik në pamundësi për të lëvizur.

Përfaqësuesit e opozitës e cilësuan këtë si provokim nga ana e policisë, ndërsa hodhën sërish akuza për drejtësinë e re dhe kryeprokurorin e posacem, Altin Dumani. Në protestë foli edhe djali i Fahri Balliut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!