Protesta para Bashkisë së Tiranës për vrasjen dhe keqtrajtimin e qenve

schedule23:12 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 23:12 - 27 Dhjetor, 2019

Mbrojtësit e kafshëve kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e qenve. Ata kërkojnë që Bashkia të krijoje një strehë me standarde për qentë, ku mund të shërbejnë vetë si vullnetarë për mirërritjen e tyre.

Këto ishin disa prej pankartave të një grupi qytetarësh, të cilët protestuan para Bashkisë Tiranë kundër vrasjes së qenve.

Mbrojtësit e kafshëve shprehen se Bashkia po i trajton qentë në kushte skandaloze si në asnjë vend të Europës

Qytetarët kërkojnë që Bashkia të krijoje një strehë me standarde për qentë, ku ata mund të shërbejnë vetë si vullnetarë për mirërritjen e tyre.

Pas protestës që zgjati 2 orë, mbrojtësit e e kafshëve nënshkruan dhe një peticion drejtuar disa institucioneve, në të cilin kërkojnë që t’i jepet fund vrasjes së qenve. Nëse peticioni i tyre nuk do të merret parasysh, protestat  tyre për mbrojtjen e kafshëve do të vijonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!