Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta nuk u lejua nga policia, mjekët dhe infermierët “mblidhen” në QSUT

schedule10:15 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:15 - 24 Shtator, 2020

Teksa përfaqësia me 4 mjekë po zhvillon një takim në Kryeministri me ministren Manastirliu dhe drejtorin e QSUT Enkelejd Joti, mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor, janë mbledhur në oborrin e QSUT në formë proteste.

Mjekët kanë njoftuar se protesta do të vijojë për rreth një orë.

Personeli shëndetësor nuk është lejuar nga policia për të zhvilluar protestën, e cila u kërkua të mbahej sot në sheshin para spitalit nr. 1 pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” por gjithsesi ata janë mbledhur për të thënë fjalën e tyre dhe theksuar kërkesat të cilat ja kanë drejtuar edhe qeverisë.

Në përgjigje, drejtoria e policisë u kujtoi mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin se për shkak të sëmundjes, grumbullimet janë të ndaluara.

Për këtë arsye, policia nuk lejoi zhvillimin e tubimit pasi përbën rrezik real për shëndetin e tyre.

Mjekët kërkojnë që ata të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas mjekut infeksionist Gent Stroni, pas njoftimit të mjekeve për mbajtjen e protestës, ata u thirren për tu dëgjuar nga Kryeministria.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!