Protesta/ Nora Malaj: Studentët donin të më fusnin në burg

schedule21:33 - 15 Janar, 2019

schedule 21:33 - 15 Janar, 2019

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj ka komentuar protestën e studentëve, madje duke treguar edhe një “përplasje” që ka pasur me studentët e saj. Duke dhënë mësim në një universitet, studentët i kishin thënë Malajt që atë dhe të gjithë deputetët e Kuvendit donin t’i fusnin në burg.

E zënë ndoshta ngushtë nga ky reagim i studentëve të saj, Nora u ishte përgjigjur se nëse do e fusnin në burg, ajo do t’u mësonte shkrim dhe këndim grave të burgosura.

 “Të them një gjë… kur kam hyrë ditën e parë në leksion në një nga universitetet nuk e them emrin më thanë: “E dashur zyshë Nora ne duam që të gjithë mundësisht të 140 deputetët që jeni t’iu fusim në burg”. Ishte dita e parë dhe u thashë; edhe mua? Po edhe ty më thanë. Po mirë u thashë unë do t’iu premtoj një gjë që po më futët edhe mua në burg meqënëse paskam bërë edhe unë ca gabime siç thoni ju ose siç e keni në përceptim atëherë një gjë iu premtoj iu thashë, që po shkova te burgu i grave ato gratë dhe ka shumë gra aty që nuk dinë shkrim dhe këndim di t’i mësoj u thashë të bëjnë shkrim dhe këndim. Nuk e di ju u thashë do humbisni apo do fitoni nëse do më fusni”.

Më tej ajo është shprehur se e dinte që situata do të vinte në këtë pikë që pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë.

“Unë e dija që kjo situatë do të përvalonte në këtë gjendje. Mua mu hoq e drejta të merresha me arsimin e lartë dhe u mora me arsimin parauniversitar. Gjithsesi kjo nuk më bënte të papërgjegjshme që unë të thoja mendomin tim. U vendos pastaj që të kalohej ligji me një konsensus por me kusht që do të bëheshin disa nga aktet nënligjore që LSI i shprehu me forcë. Por edhe kjo nuk u realizua. Në vitin 2016 bëmë një raport, ne si ministri, unë sëbashku me zonjën Nikolla, me Shoqërinë Cilive ka qenë zoti Zef Preçi që e organizonte këtë gjë dhe nxorrëm të gjithë problematikat. Dhe atje u vunë pikat një për një për situatën”.

Ndër të tjera deputetja e LSI-së u shpreh se të gjitha palët janë pjesë e problemit, i cili ngriti në revoltë studentët.

“Dhe unë sot shikoj që studentët që nuk duan askënd dhe opozitë në përgjithësi, kanë menduar që nëse do ishin vetëm do ishin triumfues. Por mekanizmat ligjor janë më kokëfortë se çdolloj proteste. Ligji u votua dhe të gjitha palët kanë qenë pjesë e problemit. Sistemi i menaxhimit nga qeveria është pjesë e problemit. Mosparja e problemit nga qeveria është pjesë e problemit. Nuk ka pasur specialistë të mirë në sistemin e arsimit për ta kuptuar këtë gjë. I gjithë problemi i studnetëve ka qenë instiktiv për të mbrojtur një gjë që ata e shikojnë deri tek nevoja e tyre. Ndaj unë i mirëkuptoj dhe më vjen keq kush abuzon në emër të tyre”./abcnews.al