Opozita proteston sot, një tubim i paralajmëruar nga PD, që nis prej orës 18:00. Në nisje të tubimit të thirrur nga opozita, është djegur edhe një gomë jashtë ambienteve të Presidencës.
Gazetari Ervin leka tha për “ABC News” se është ndërhyrë menjëherë dhe është bërë e mundur e fikja e zjarrit. Grupe të vogla të protestuesve janë bërë bashkë dhe pritet bashkimi i tyre përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë përballë Kryeministrisë është krijuar edhe kordoni i policisë, po ashtu janë pozicionuar të paktën 3 -4 autobote.
Monitorim ka edhe nga tarraca kryesisht e Godinës së kryeministrisë, presidencës dhe Kuvendit.
/abcnews.al/