Analisti Asdren Shala u shpreh se kryeministri Kurti, e ka personale me Ramën pasi e sheh atë si një figurë që e eklipson.
Shala tha se ky konflikt personal, sipas tij, ndikon edhe në zhvillimet politike, duke pretenduar se Kurti dërgon njerëz në protesta me idenë se po e kërcënon Ramën. Ai shtoi se protesta është antiamerikane, pasi, sipas tij, del kundër investimeve të huaja.
Më tej, analisti u shpreh se Kurti xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare dhe se ka pasur një takim me Kurtin dhe Lumir Abdixhikun, ndërsa theksoi se Kurti e ka të qartë qëndrimin e tij politik.
“Shqipëria nuk e ka luksin të kthehet në kohën e Enver Hoxhës. Kurti e ka personale me Ramën, e sheh si një figurë që e eklipson. Një konflikt personal bën që të dërgojë njerëz në protesta me idenë që e kërcënon Ramën.
Kurti është hija e vet. Protesta është antiamerikane, që të dalësh kundër investimeve të huaja. Kurti xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare. Ka pasur një takim me Kurtin dhe Abdixhikun, ndërkohë që Kurti e ka të qartë qëndrimin e vet. Situata është e njëjtë si në zgjedhjet paraprake, Kurti dëshiron të imponojë një president.” / abcnews.al /



