Familjarët e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës bllokuan trafikun në një autostradë në Tel Aviv, ndërsa 2 persona u arrestuan në ndërhyrjen e policies.
Protestuesit brohoritën me slogane për lirimin e izraelitëve të mbajtur peng në Gaza dhe mbajtën pankarta me mbishkrimet që kërkojnë arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve.
Policia izraelite largoi nga autostrada protestuesit duke përdorur forcë ndërsa u arrestuan dy persona, njëri prej të cilëve ishte një i afërm i Abraham Monder që mbahet peng në Gaza./abcnews.al