Dhjetëra mijëra izraelitë morën pjesë në një tubim të madh në Tel Aviv duke bërë thirrje për një marrëveshje për të sjellë lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.
Protestuesit akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka penguar qëllimisht një marrëveshje të tillë në të kaluarën, shkruan The Times of Israel.
Anëtarë të shumtë të familjeve të pengjeve gjithashtu protestuan dhe i bënë thirrje Netanyahut që të finalizojë menjëherë një marrëveshje.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulm të paprecedent në Izrael, duke vrarë 1200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 40 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor që udhëhiqet nga Hamasi./abcnews.al