Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Sharrë, Meta falenderon pjesëmarrësit: Ora e drejtësisë po afron

schedule21:23 - 13 Shtator, 2022

schedule 21:23 - 13 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën sot pjesë në protestën e thirrur prej tij në landfillin e Sharrës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan mes të tjerash se qytetarët protestuan sot kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët, 558 ditë pas denoncimit të kësaj afere.

Kreu i PL, thekson se askush nuk mund t’i shmanget ndëshkimit dhe se ora e drejtësisë po afron.

“Falenderim të përzemërt për të gjithë qytetarët e Tiranës që morën pjesë sot në protestën kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët. 558 ditë pas denoncimit të kësaj afere të errët dhe mafioze, qytetarët kërkojnë drejtësinë e munguar. Askush nuk mund ti shmanget ndëshkimit. Ora e Drejtësisë po afron”, shkruan Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!