Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Tiranë, ka dalë me një njoftim urgjent për protestën që do të zhvillohet në orën 18:00 në landfillin e Sharrës.
Në postimin në Facebook, ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që të shmangin tubimin, duke theksuar se pavarësisht se situata duket e qetë ajo mund të ndryshojë në mënyrë të paparashikueshme.
“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
/Abcnews.al/