Policia në Beograd u ka kërkuar protestuesve që ishin mbledhur në përkrahje të opozitarit rus Navalny që të shpërndahen me shpjegimin se protesta nuk ishte e paralajmëruar.
Mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet u kanë komunikuar protestuesve se është e ndaluar që më shumë se për shkak të pandemisë nuk lejohen grumbullimet.
Ndër të tjera policia bën me dije se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me protestën e organizuar në Beograd.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në kryeqytetin e Serbisë në përkrahje të Navalny.
Protesta kishte nisur në tempullin Shën Sava ku policia u ka kërkuar protestuesve paralajmërin me shkrim të protestës.
Pjesëmarrësit e protestës më pastaj kanë shkuar afër ambasadës ruse në Beograd por që policia nuk ka lejuar që të mblidhen para ambasadës me arsyetimin se aty nuk është hapësirë që mund të protestohet.
Ndërkaq në Rusi për shkak të protestave policia ka arrestuar dhjetëra mbështetës të opozitarit Navalny. /abcnews.al