Protesta në Madrid kundër kryeministrit Sanchez: Tradhtoi Katalonjën

schedule14:09 - 11 Shkurt, 2019

schedule 14:09 - 11 Shkurt, 2019

Dorëheqjen e kryeministrit Sanchez dhe zgjedhje të reja. Me mijëra spanjollë protestuan në Madrid duke akuzuar kryeministrin socialist se ka tradhtuar çështjen e Katalonjës duke emëruar një ndërmjetësues për Madridin dhe Barcelonën.

Mijëra persona protestuan në Madrid kundër kryeministrit socialist Pedro Sánchez dhe vendimit të tij për të emëruar një ndrmjetësues mes qeverisë së tij dhe asaj katalanase. Me parulla si “Për një Spanjë  të Bashkuar, zgjedhje tani”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Sánchez dhe zgjedhje të parakohshme. Në protesta mori pjesë ish kryeministro francez, dhe kandidati aktual për bashkinë e Barcelonës, Manuel Vals. Në Tuiter, ish kryeministri shpjegoi se dëshironte të ishte në Madrid për të mbrojtur kushtetutën dhe bashkimin e Spanjës. Ai shtoi se pa asnjë dilemë apo komplekse ky ishte një moment historic për vendin. Protestuesit kundërshtojnë atë qe e cilësojnë si një tradhti të lartë të Sánchez, i cili pranoi emërimin e një ndërmjetësuesi për negociatat mes partive për krizën katalanase. Ata që mbështesin pavarësinë e Katalonjës prej shumë kohësh kërkonin një ndërmjetësin ndërkombëtar që do të vendoste Katalonjën në të njëjtin plan si Spanja në nivel formal.

Kryeministri socialist reagoi duke thënë se qeveria spanjolle punon për bashkimin e Spanjës dhe ajo që ai bën në krye të qeverisë, respekton kushtetutën dhe korrigjon një krizë shteti. Sanchez akuzon opozitën se prezanton vendin vetëm bardhë e zi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!