Në hyrje të qytetit të Korçës shumë fermerë e qytetarë të organizuar nga PD protestuan për çmimin e karburantit, për mungesën e tregut për produktet. Me ta u bashkuan edhe biznesi i vogël. Protestuesit bllokuan rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Edhe në Durrës nga qytetarët të mbështetur nga PD protestuan pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradë.
Çmimi i lartë i karburantit, mungesa e tregut dhe mbështetja për studentët në Tiranë ka ngritur në protestë edhe një grup qytetarësh në Fier të mbështetur nga partia Demokratike. Për disa minuta rruga u bllokua ndërkohë që rradha e automjeteve shkoi më shumë se 1 km. Për të njëjtat arsye dolën në protestë edhe në Vlorë dhe në Elbasan. Qyetarët e bllokuan rrugët nacionale./abcnews.al