Protesta në Bulevard, zbulohen personalitetet që do të mbajnë fjalën në tubim, Meta i fundit!

schedule16:19 - 2 Mars, 2020

schedule 16:19 - 2 Mars, 2020

Janë duke u bërë gati përgatitjet e fundit të mbajtjes së tubimit të organizuar nga presidenca.

Siç raporton Erneta Shevroja nga Bulevardi kryesor i Tiranës ku do të mbahet ky tubim, shihen forca të shumta të shtuara nga radhët e policisë.

Ende nuk ka një listë zyrtare për folësit që do të flasin në tribunë por ABC News ka mësuar se do të ngjiten ekspertë të fushave të ndryshme, gazetarë, artistë, intelektualë etj.

Gjithashtu sipas informacioneve të fundit, mësohet se fjalën e parë në manifestim do ta mbajë Ledio Bianko, personalitet i njohur i se drejtës ndërkombëtare dhe ish anëtar i Komisionit të Venecias, gjithashtu anëtar i Gjykatës së Strasburgut.

Mësohet se do ketë disa folës, mes tyre edhe artistët Robert Budina e Bujar Kapexhiu, gjithashtu edhe personalitete të tjera të shquar. Më pas në fund të tyre, do të flasë Presidenti Meta.

Më pas Meta, do të firmosë një dekret që sipas asaj që ka deklaruar Presidenti, do të jetë hapi i parë, i pasuar edhe nga të tjerë më pas, që do të ndalojnë grushtin e shtetit.

Gazetarja Erneta Shevroja raportoi për abcnews.al se nuk do të ketë marrshim, do të ketë vetëm një vendosje të manifestuesve në qendër të sheshit.

Në këtë manifestim nuk përjashtohet edhe një element surprizë. Nga organizatorët është mësuar se ky manifestim do të zgjasë rreth 2 orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!