Policia belge hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit në Bruksel, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë për Covid-19 dhe vaksinimeve.
Demonstruesit, të cilët sipas autoriteteve ishin rreth 50,000 marshuan nëpër kryeqytet përpara se të mblidheshin në parkun Cinquantenaire në kryeqytet, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë për virusin. Sipas një dëshmitari për Reuters, disa nga protestuesit hynë në ndërtesën ku është vendosur shërbimi diplomatik i BE-së.
“Jam e zemëruar që qeveria jonë po na shantazhon, veçanërisht të rinjtë, por të gjithë në përgjithësi, që të vaksinohemi”, tha Carolyn van Ladwitt, duke shtuar se ajo ishte vaksinuar kundër Covid-19.
Belgjika po përballet me valën e pestë të pandemisë. Rreth 89% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 67% kanë marrë dozën përforcuese.
Situation très tendue près des institutions européennes à #Bruxelles. Le Siège du Service européen pour l’action extérieure (SEAE) est pris pour cible. (@ClementLanot) #Brussels #Brussel #BRU2301pic.twitter.com/BWvZieQZEd
— Anonyme Citoyen (@AnonymeCitoyen) January 23, 2022
“Isha shumë i zemëruar që fëmijët e mi duhej të bënin vaksinën. “Ata duan të udhëtojnë, të marrin pjesë në sport dhe nuk mund të shkojnë dot pa u vaksinuar, vaksinën, është shantazh”.
? | Pandemic demonstrations in #Brussels, the capital of #Belgium.
▪️In #Brussels, demonstrators protested the pandemic restrictions and a possible mandatory vaccination programme.
▪️The police harshly intervened against demonstrators.pic.twitter.com/aq3syysoBE— EHA News (@eha_news) January 23, 2022
Dhuna nuk tolerohet, sipas presidentit të Këshillit Europian Charles Michel pas incidenteve të rënda dhe shkatërrimeve që ndodhën në demonstratë.