Protesta/ Meta: Rama në 10 vite përdori pushtetin për të kapur shtetin

schedule13:23 - 11 Shkurt, 2023

schedule 13:23 - 11 Shkurt, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës që po mbahet para kryeministrisë, është shprehur se Rama e ka përdorur pushtetin për të kapur shtetin.

Po ashtu ai renditi disa faktorë të tjerë për të cilat sipas tij qytetarët kanë dalë në shesh.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Struci i Rilindjes, që është fshehur si një frikacak i pashoq. Edi Rama në 10 vite e përdori pushtetin për të kapur shtetit. Ai është i gatshëm të kënaqë këdo mafioz të brendshëm apo ndërkombëtar për të shtyrë disa ditë në pushtet.

Rama do të japë llogari për të gjitha shkeljet e kushtetutës, shkatërrimin e Kuvendit dhe bllokimin e iniciativave të opozitës, që nga ulja e çmimit të naftës te indeksimi i pagave çdo vit etj.

Ai tmerr ka të vërtetat e hidhura të korrupsionit të tij që nuk i mbulon më askush. Nga dëbimet e deputetëve të opozitës. I është kundërvënë haptas shtetit ligjor.

Me Ramën kryeministër, vendi zhytet në korrupsion, ndërsa Kosova përmirësohet me 20 vende.

Pagat në Shqipëri sa gjysma e pagave në vendet fqinje. Populli e kam marrë vendimin e tij solem dhe nuk do të lejojë me që Rama të uzurpojë zyrën e kryeministrit.

Populli nuk do të lejojë që zyra e kryeministrit të shpopullojë vendit. Shqiptarët protestojë sot për ulur dramat familjare, ku prindërit ulin sytë para fëmijëve.

Për t’i dhënë fund braktisjes së bujqësisë dhe falimentimit të fermerit shqiptar. Për qeverinë është importi i bananeve nga Kolumbia.

Sot me ne janë të gjithë shqiptarët që jetojnë në kufirin e varfërisë. Të rinjtë dhe të reja që vuajnë papunësinë”, tha ndër të tjera Meta.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!