Protesta masive kundër dhunës me bazë gjinore në Australi

schedule08:51 - 27 Prill, 2024

schedule 08:51 - 27 Prill, 2024

Kryeministri australian Anthony Albanese e përshkroi sot  dhunën ndaj grave në vendin e tij si një “epidemi” pasi mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat në Sydney dhe qytete të tjera të mëdha për të kërkuar ligje më të ashpra për të luftuar dhunën me bazë gjinore.

Protestat u nxitën nga një valë dhune ndaj grave, ku qeveria australiane raportoi se një grua është vrarë çdo katër ditë këtë vit. Protestat pasojnë gjithashtu një sulm në fillim të këtij muaji, kur një burrë sulmoi me thikë dhe vrau gjashtë persona, pesë prej të cilëve ishin gra, në një qendër tregtare të Sidneit.

Protestuesit, të cilët po bëjnë thirrje për legjislacion më të ashpër për të trajtuar dhunën me bazë gjinore, u mblodhën në Sydney, kryeqyteti i Uellsit të Ri Jugor dhe marshuan nëpër qendrën e qytetit.

Disa mbanin pankarta ku shkruhej “respekt” dhe “jo më dhunë”. Në kryeqytetin e Australisë Jugore, Adelaide, rreth 3,000 njerëz u mblodhën jashtë parlamentit të shtetit.

Albanese tha se do të marrë pjesë në marshimin që do të zhvillohet nesër të dielën në kryeqytetin e vendit, Canberra.

Demonstratat janë planifikuar gjatë fundjavës në kryeqytetet shtetërore të Perthit, Australisë Perëndimore, Melburnit, Victoria, Hobart, Tasmania dhe Brisbane, Queensland.

Dhuna me bazë gjinore ka qenë një çështje shumë e diskutuar në Australi, një vend me 26 milionë banorë. Në vitin 2021, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë pas akuzave për abuzim seksual dhe sjellje të pahijshme në nivelet më të larta të qeverisë dhe parlamentit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!