Protesta? Lulzim Basha zbulon strategjinë e opozitës në shtator

schedule12:38 - 27 Korrik, 2021

schedule 12:38 - 27 Korrik, 2021

Lulzim Basha deklaroi se beteja kundër qeverisë do të vazhdojë për të rikthyer legjitimitetin. Por a nënkupton kjo se do të ketë edhe protesta? Kësaj pyetje, kryedemokrati iu përgjigj duke thënë se PD asnjëherë nuk stepet.

Sikur ju thashë sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te certifikimi i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë, i kapjes së shtetit. Detyrat tona janë të qartë, e drejtësisë është e qartë dhe do të insistojmë që ajo ta përmbushë.

Kjo është një nga arsyet përse PD-ja mbështeti ndryshimet për reformën në drejtësi. Me 185 padi në presim jo thjeshtë hetime me ritëm të lartë të filluar nga “koka” dhe jo nga “bishti” dhe transparencë.

Ndërkohë që sa i përket mjeteve dhe mënyrave, ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj për të përmbushur detyrën e saj dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për të kthyer legjitimitetin është më e madhe” tha ai.

Por a do të futet PD në parlament në shtator apo do të bojkotojë sërish? “Beteja do të zhvillohet kudo duke përfshirë edhe parlamentin, me të gjitha format demokratike.

Me forcën që na kanë dhënë shqiptarët pavarësisht prej masakrës zgjedhore, PD disponon të gjitha mjetet për t’iu përgjigjur aspiratës së shqiptarëve për ndryshim” tha ai./ Abcnews.al