Ditën e 1 vjetorit të protestave “1 nga 5 milion” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, manifestuesit janë përpjekur të futen brenda parlamentit të vendit.
Protestat nisën një vit më parë pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit. Ato u përshkallëzuan pasi Vuçiç tha se nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë. Protestuesit që u përpoqën të futen brenda parlamentit, hidhnin parulla si “Hajdutë”. Sipas organizatorëve, protesta shkoi mirë dhe politikanët e kuptuan se nuk mund të vazhdojnë më kështu.
Serbia në muajin mars të vitit të ardhshëm shkon në zgjedhje të përgjithshme./abcnews.al