Protesta kundër presidentit Al Sisi në Egjipt

schedule11:30 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:30 - 21 Shtator, 2019

Me qindra persona kanë protestuar në Kajro kundër presidentit egjiptian AL Sisi. Policia përdori gaz lotsjellës kundër tyre dhe shumë persona përfunduan në pranga.

Policia egjiptiane përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra persona që ishin mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Al Sisi. Agjencia e lajmeve Al Xhazira raporton se disa protestues janë arrestuar.

Sheshi Tahrir është simboli i pranverës arabe egjiptiane. Në vitin 2011 aty u mblodhën miliona persona për të rrëzuar nga pushteti presidentin e atëhershëm Hosni Mubarak. Manifestuesit mbështetën apelin në rrjetet sociale nga një sipërmarrës egjiptian në ekzil Mohamed Ali, i cili akuzoi Presidentin e vendit dhe disa gjeneralë për korrupsion.

Sipas dëshmitarëve të ndryshëm që kanë folur për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, forcat e sigurisë kanë bllokuar të gjithë rrugët hyrëse për në shesh, skenë në vitin 2011 e manifestimeve të mëdha që sollën dhe rrëzimin e regjimit të Hosni Mubarak. Disa manifestues të rinj që dolën nga sheshi pohuan se disa prej tyre ishin arrestuar. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!