Protesta kundër politikës ‘zero Covid’ në Kinë, qytetarët përplasen me policinë

schedule14:31 - 15 Nëntor, 2022

schedule 14:31 - 15 Nëntor, 2022

Një “kazan që zien” të kujton situatën në Kinë me politikën “zero Covid”, me banorët e qytetit të Guangzhou që kanë protestuar kundër zgjatjes së bllokimit duke u përplasur me forcat e vendit.

Një muaj më parë, një pjesë e 18 milionë banorëve të këtij metropoli në Kinën jugore u vu nën një regjim masash kufizuese për lëvizjen, për shkak të shpërthimit të epidemisë.

Shumica e rasteve pozitive janë regjistruar në rajonin Haitzu, ku jetojnë rreth 1.8 milionë banorë.

Ditën e djeshme, autoritetet vendosën të zgjasin deri nesër, të mërkurën, në mbrëmje bllokimin që është në fuqi në pjesën më të madhe të rajonit. Në videot e publikuara mbrëmë në internet, qindra banorë shihen duke protestuar në rrugë.

 

Disa, në grupe të vogla, thyen barrikadat e mëdha që shërbejnë për të rrethuar ndërtesa ose lagje të tëra.

“Nuk duam më teste”, bërtisnin protestuesit, ndërsa disa hodhën sende ndaj policëve dhe përmbysën një makinë policie.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!