Protesta kundër mbylljes së lokaleve, reagon Rama: E pakonceptueshme, rihapja nuk është lejuar asnjë ditë!

schedule21:06 - 20 Korrik, 2020

schedule 21:06 - 20 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve, artistëve e qytetarëve, të cilët shprehen kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00.

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zënë pasi ministria shtrëngoi masat për bizneset që nuk janë lejuar të hapen pas pandemisë.

Sipas Ramës, hapja e këtyre bizneseve nuk është lejuar asnjë ditë që pas rihapjes në 1 qershor.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruan Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!