Protesta kundër masave te qeverise së Kosovës, policia procedon dy organizuesit

schedule10:18 - 25 Janar, 2022

schedule 10:18 - 25 Janar, 2022

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht dy persona, pasi ditën e djeshme organizuan një protestë në Pikën Kufitare të Morinës. Qytetarët kundërshtuan një ditë më parë masat e reja të qeverisë në Kosovë për pandeminë. Sipas policisë janë proceduar R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”  dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!