Të paktën gjashtë persona janë arrestuar pas marshimeve kundër masave anti-Covid në Londër.
Mbi 10,000 persona u mblodhën në Londër. Protestuesit marshuan nëpër rrugë duke brohoritur “Liri” dhe “Hiq maskën”, ndërsa disa mbanin pankarta që shkruanin “Kundër pasaportave të vaksinimit” dhe “Bllokimet vrasin”.
Demonstrata u zhvillua pavarësisht lehtësimit gradual të masave në Angli. Pas muajsh bllokimi në të gjithë vendin, pub-et,restorantet dhe dyqanet jo-thelbësore u rihapën në 12 prill. Më shumë se 45 milion persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës dhe 12 milion tani janë vaksinuar plotësisht.
Pjesëmarrësit i quajtën protestat “të turpshme” në një vend në të cilin të paktën 130,000 persona kanë humbur jetën nga virusi./abcnews.al