Protesta e Vetëvendosjes në Prishtinë kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh

schedule16:54 - 29 Shtator, 2018

schedule 16:54 - 29 Shtator, 2018

Me qindra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Vetëvendosje në Prishtinë kundër idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Në Prishtinë me qindra qytetarë kanë protestuar në një manifestim të organizuar nga Vetëvendosje, kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka drejtuar protestën kundër presidentit Thaçi, u shpreh se populli sot dëshmoi se është i gatshëm ta mbrojë Republikën nga ky President.

Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosjes: “Protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave akrobacioneve e lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon se populli e do Republikën dhe është i gatshëm ta mbrojë  nga vetë ky president. Thaçi është president me një këmbë, tepër i brishtë dhe i brengosur për karrigen e tij”.

Ai tha se Presidenti po bën gjeste dhe inskenime komike të cilat mund të kenë pasoja tragjike.

Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosjes: “Ky president nuk ka mandat nuk ka platformë, sot u pa se nuk ka as popull. Ai bënë gjeste dhe inskenime komike por duhet të kemi kujdes se pasojat mund të jenë tragjike”.

Protesta nën moton “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa manifestuesit u mblodhën në Prishtinë nga qytete të ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e tyre udhëtuan falas me anë të autobusëve të organizuar nga Vetëvendosje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!