Protesta e tifozëve, reagon United: Çështje policore, identifikojmë kriminelët!

schedule15:37 - 3 Maj, 2021

schedule 15:37 - 3 Maj, 2021

Manchester United-Liverpool nuk u zhvillua një ditë më parë, pasi tifozët e “Djajve të kuq” protestuan ashpër, duke shkuar në hotelin e skuadrës dhe duke pushtuar stadiumin. Në fund ata ia arritën qëllimit dhe derbi i Anglisë nuk u luajt.

Protestat janë kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer, për shkak se ishin mes klubeve që dëshironin të themelonin European Super League, një projekt që dështoi për 48 orë. Klubi i Manchester United ka dalë edhe me një qëndrim për atë që ndodhi në protestat e djeshme dhe i paralajmëron tifozët.

REAGIMI I MANCHESTERIT – “Nisur nga ngjarjet e djeshme, kur shumë tifozë dëshironin të ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar dhe shprehur mendimin e tyre në mënyrë paqësore, disa të tjerë kishin ndërmend të prishnin përgatitjet e ekipit dhe vetë ndeshjen, siç dëshmohet edhe nga ajo që ndodhi në Hotel Lowry dhe në stadium.

Lajmet në mediat kryesore dhe në rrjetet sociale se protestuesit kanë pasur mundësinë të futen në fushë përmes një porte të hapur nga stafi i klubit nuk janë të vërteta. Pasi thyen pengesat dhe sigurinë në ndërtesën paraprake, disa protestues u ngjitën në portat e fundit të tunelit Munich, pastaj hapën një derë të jashtme qe i lejonte njerëzit të futeshin brenda.

Një shkelje e dytë u bë duke thyer një tjetër derë ku futen tifozët me aftësi të kufizuara, duke lejuar që një pjesë tjetër tifozësh të futeshin brenda. Shumica e tifozëve tanë kanë dënuar dhe do të dënojnë dëmet kriminale, së bashku me çdo dhunë ndaj stafit të klubit, policisë ose tifozëve të tjerë. Tashmë e gjitha është bërë çështje policore.

Klubi nuk ka dëshirë të shohë protestues paqësorë të ndëshkuar, por do të punojë me policinë për të identifikuar ata që përfshihen në veprimtari kriminale dhe do të vendosë sanksione për çdo mbajtës të biletave sezonale ose anëtarë të identifikuar, sipas asaj që shkruhet në politikat e sanksioneve. Ne mbetemi të përkushtuar për dialog me fansat tanë, përmes Forumit të Fansave dhe kanaleve të tjera të përshtatshme”, shkruhej në reagimin e United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!