Protesta e studentëve në Los Angeles, ndërhyn policia për shpërndarjen e protestuesve

schedule19:45 - 2 Maj, 2024

schedule 19:45 - 2 Maj, 2024

“Mund të protestoni por jo të shkaktoni kaos”. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden duke deklaruar protestat pro-Palestinës në universitetet e vendit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbrojtur të drejtën e fjalës së lirë, megjithatë duke theksuar se “sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë” në kampuset e kolegjeve.

“Vandalizmi, thyerja e dritareve, mbyllja e kampuseve dhe anulimi i mësimeve dhe i diplomimit – të gjitha këto nuk mund të cilësohen si një protestë paqësore. Kanë të drejtë për të protestuar, por jo për të shkaktuar kaos”, tha Biden.

Deklaratat e tij vijnë pasi qindra forca Policore hynë në sheshin qendror të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos për të çmontuar një kamp protestuesit pro – palestinezë. Madje ishin vet oficerët e policisë që publikuan pamjet nga momenti i planifikimit të operacionit e deri të ekzekutimi.

Ndërhyrja e Policisë erdhi pasi më parë efektivët blu paralajmëruan rreth 1000 protestues që të largoheshin nga kampi ose në të kundërt do të arrestoheshin. Mediat Amerikane kanë raportuar se ka pasur rezistencë nga demonstruesit dhe se ka dhjetëra persona të arrestuar.

Në përplasje me protestuesit policia përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës. Të mërkurën policia në Nju Jork arrestoi mbi 300 protestues në Columbia University dhe ne City College of New York.

Arrestime te tilla ka pasur edhe në disa universitete të tjera amerikane. Protestuesit pro Palestineze ne SHBA thonë se lufta në Rripin e Gazës duhet të mbarojë duke e quajtur atë një masakër kundër civilëve./abcnews.al