Protesta e Sevilla, Monchi: Çfarë turpi, isha gati të tërhiqja skuadrën nga fusha

schedule20:16 - 18 Janar, 2020

schedule 20:16 - 18 Janar, 2020

Real Madrid iu fal dygolëshit të Casemiros dhe mposhti 2-1 Sevillan e Lopeteguit në “Santiago Bernabeu”. Sukses i vështirë për ekipin e Zidane dhe polemika të shumta të krijuara pas anulimit të një goli të ekipit mik.

Holandezi De Jong shënoi me kokë në minutën e 31-të, por VAR-i ndërhyri dhe goli u cilësua i parregullt për një faull ndaj mbrojtësit Militao. Drejtori sportiv i Sevilla, Monchi nuk përmbahet në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, teksa pranon se do të tërhiqte ekipin nga fusha nëse anulohej edhe goli tjetër.

E pa gjithë bota atë aksion. Një veprim i tillë ndodh në ndeshje dhe pas atij momenti mbaron çdo analizë tekniko-taktike. Refuzoj të komentoj ndeshjen, sepse anulimi i golit ishte një moment kyç dhe është absurde të flasësh për ndeshjen.

Nëse do të anulonin edhe golin e dytë, do të zbrisja në fushë dhe do të tërhiqja skuadrën. Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe jam i kënaqur me skuadrën, por mbetem i zemëruar dhe indinjuar, edhe pse po përpiqem të përmbahem“, thekson drejtuesi i klubit andaluzian. /abcnews.al