Protesta e Sali Berishës, nis pastrimi i selisë blu

schedule12:15 - 10 Janar, 2022

schedule 12:15 - 10 Janar, 2022

Dy ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha me qëllim për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra, në Partinë Demokratike po tentohet rikthimi i normalitetit.

Mëngjesin e kësaj të hëne, punonjësit kanë nisur pastrimin e selisë blu. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se në PD sot nuk ka asnjë aktivitet politik dhe të vetmit persona që ndodhen aty janë punonjës administratës dhe një kompani private që është kontraktuar nga PD për pastrimin e godinës. Brenda në seli ende ndihen materialet kimike që janë përdorur në protestës e ditës së shtunë.

I vetmi që është në seli është Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ndërsa Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë nuk kanë mbërritur ende.

Protesta e 8 janarit degjeneroi në dhunë. Të mbledhur në oborrin e PD-së, protestuesit qëlluan me gurë duke thyer xhamat, ndërsa u përpoqën që me mjete rrethanore të hapin dyert e blinduara. Qëllimi ishte që të ngjiteshin në katin e dytë, aty ku ndodhej Lulzim Basha, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të PD.

Ndërkohë, që sot ka nisur pastrimi, duket se ditët e vështira nuk kanë përfunduar për PD-në. Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera, pa dhënë ende një datë. Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe lidershipi i PD-së akuzon Berishën për sulmin ndaj selisë blu, duke e cilësuar 8 janarin si ditën e tij të fundit në politikë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!