Protesta e radhës për vrasjen e Floyd në SHBA, fortifikohet Shtëpia e Bardhë

schedule19:55 - 6 Qershor, 2020

schedule 19:55 - 6 Qershor, 2020

Forca ushtarake kanë rrethuar Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mëngjes ndërsa Uashingtoni bëhet gati për një nga protestat më të mëdha për vdekjen e George Floyd.

Aktivistët kanë kërkuar që një milion persona të zbresin në Uashington të shtunën në ditën e 11 radhazi të protestave kundër dhunës policore dhe racizmin.

Kryeqyteti i vendit u përgatit për zhvillimet e fundit ndërsa Garda Kombëtare që ruan monumentet e famshme nisi të patrullojë një zonë të re demonstruese vetëm për këmbësorët ndërsa rrugët ishin të mbyllura.

Shtëpia e Bardhë mbetet e fortifikuar ndërsa gjatë gjithë perimetrit të saj janë ngritur gardhe të zinj për të mbajtur protestuesit jashtë. Ndërsa, kryebashkiakia  Muriel Boëser riemërtoi zyrtarisht rrugën jashtë në ‘Black Lives Matter Plaza’.

Rrugët ishin mbyllur në qendër të qytetit nga ora 6 e mëngjesit ndërsa protestuesit e parë filluan të mblidheshin dhe të organizoheshin.

Masat janë marrë pas paralajmërimit të protestës së radhës kundër dhunës policore ndaj personave me ngjyrë në SHBA dhe për vdekjen e George Floyd në duart e oficerëve të policisë në Minneapolis. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!