Protesta e pedagogëve, Ardian Isufi: Mbështetja po shtohet çdo ditë e më shumë, edhe nga studentët

schedule15:15 - 20 Tetor, 2022

schedule 15:15 - 20 Tetor, 2022

Të udhëhequr nga sindikata e punonjësve të universitetit, greva e pedagogëve ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të saj duke avancuar edhe drejt auditoreve të studentëve. Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, pedagogu Ardian Isufi u shpreh që rreth 70 përqind e pedagogëve kanë firmosur peticionin e sindikatës së punonjësve të universitetit dhe protestës po i bashkohen gjithnjë e më shumë dhe studentët. Sipas tij, ka një pakicë që kërkon te intimidojë pedagogët që të mos protestojnë por protesta deri tani është jashtëzakonisht e qetë, jashtëzakonisht akademike, dhe ata nuk janë dakort me rritjen prej 7 përqind pasi kjo nuk rritje por thjesht një indeksim i pagave.

Për profesorin e njohur Ardian Isufi ‘vetë kryeministri shqiptar ka shantazhuar rektorët dhe dekanët me çështjen e nje vetingut, pedagoët nuk i frikësohen vettingut, por vetingun duhet ta nisë nga vetja e vet dhe nga politikanët’.

Sipas tij ‘qeveria shqiptare duhet të mbajë premtimet e 8 viteve më parë, për 5 përqind të PPB, ndërkohë që sot është 0.004 përqind. Stafet akademike nuk mund të flasin si militantë politikë, kanë dalë të heshtur dhe me dinjitet, dhe gjithë ky aksion që po zgjerohet shumë, ka studentë që janë të shqetësuar, se e gjitha nuk ka të bëjë me pagat, por me cilësinë e arsmit’.

Për Ardian Isufi ‘ka përpjekje nga ana e kryeministrit, i cili kërkon që ta fusë në kanalet politike, edhe opozita do të përfitojë nga kjo protestë, por kjo është protesta e vërtetë e shoqërisë shqiptare’, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!