Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha, po mban sot një protestë kombëtare. E taksa pritet që kreu i “Rithemelimit” te dalë nga “selia blu”, disa deputetë të grupit të Alibeajt kanë konfirmuar mospjesëmarrjen.
Kjo ka ardhur pasi Berisha vendosi të përjashtoi nga kjo protestë, Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Për disa deputetë me peshë të grupit të Alibeajt, kjo është diçka e papranueshme, pasi protesta është e gjithë demokratëve dhe asnjë prej tyre nuk duhet të përjashtohet.
Tre deputetët që i kanë bërë “dalje” kësaj proteste janë, Agron Gjekmarkaj, Ferdinan Xhaferri dhe Kreshnik Çollaku.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja bënë me dije se Berisha dhe Meta do të dalin të ndarë nga selitë e tyre, për t’u bashkuar më pas para kryeminsitrisë. r.t/abcnews.al