Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

  • JO 54%
  • PO 46%
Loading ... Loading ...
 

Protesta e PD, Balla poston fotot pas kaosit: Punonjësit e bashkisë riparuan dëmet e huliganëve të Berishës

schedule09:51 - 23 Mars, 2026

schedule 09:51 - 23 Mars, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga puna e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, të cilët gjatë natës janë angazhuar në pastrimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas protestës së zhvilluar nga opozita.

Në reagimin e tij, Balla i ka cilësuar protestuesit e Partia Demokratike e Shqipërisë si “huliganë”, duke i akuzuar për dëmtimet e shkaktuara gjatë protestës, ku sipas tij janë përdorur molotovë dhe flakadanë.

“Mirëmëngjes! Gjatë gjithë natës ekipet e Bashkisë Tiranë kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të huliganëve të Sali Berisha. Mirënjohje çdo punonjësi për përkushtimin dhe punën e palodhur”, shkruan Balla në postimin e tij.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!