Protesta e pazakontë e restoranteve në Prishtinë, kafe për kukullat meqë mungojnë njerëzit

schedule18:01 - 10 Prill, 2021

schedule 18:01 - 10 Prill, 2021

Pronari i një restoranti në Prishtinë ka vendosur të protestojë në një mënyrë të pazakontë ndaj masave shtrënguese të qeverisë Kurti. Ai ka vendosur manekinë në vend të klientëve të restorantit të tij.

Siç shihet në pamje, kamarierët janë duke punuar, por jo për klientët e përditshëm.

“Kundërshtimi i masave bëhet sepse të gjithë ata njerëz që duhet të ishin këtu kanë dalë jashtë Kosovës duke frekuentuar vende të tjera në rajon që nuk është zgjidhje, sepse e paraja po shkon në vende të tjera ndërsa virusi kthehet prapë tek ne. Shpresojmë që me këtë veprim tu hapim sytë e të kuptojnë që s’duhet të marrin vendime të cilat dëmtojnë biznesin.”

Qeveria ka mbyllur të gjitha bizneset si dhe shkollat. Restorantet dhe kafenetë do të lejohen të ofrojnë vetëm shërbimin delivery ndërsa qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!