Protesta e opozitës/ Spiropali: Reforma në drejtësi i ka nxjerrë nga binarët

schedule20:30 - 4 Korrik, 2019

schedule 20:30 - 4 Korrik, 2019

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit foli për zgjedhjet e 30 qershorit, situatën aktuale politike në vend, marrëdhënien President-Ekzekutiv dhe President-Kuvend dhe protestën e opozitës. në këndvështrimine saj Spiropali tha se në 30 qershor fitoi Shqipëria, ndërsa shprehu keqardhjen për kryebashkiakët e djathtë që partia i detyropi të dilnin nga gara.

“Shqipëria doli më e fortë, fitoi shteti ligjor, fitoi Kushtetuta, fitoi shqiptarët, Shqipëria dhe imazhi i saj. Përfytyroni të kundërtën ashtu si paralajmëroi opozita e rrugës, sikur mos organizonte zgjedhje e të ruante rendin, e përfytyroni se ç’imazh do kishte, do ishte një shtet që nuk ruante dot rendin e nuk organizonte dot zgjedhje, pra 1914 vit i mbrapshtë. E propozuan, ideuan planifikuan, por falë faktorëve pozitivë dhe partnerëve tanë Shqipëria fitoi”.

E pyetur për situatën që do krijohet nëse kryebashkiakët e djathtë nuk dorëzojnë detyrën Spiropali shprehet e keqardhur, ndërsa thotë se përgjigjet ata duhet t’i kërkojnë në zyrën e Bashës.

“Më vjen keq për kryetarët e djathtë të bashkive, sepse partia e tyre dhe Basha i detyruan të dalin nga gara, të braktisin qytetarët që mund t’i votonin dhe të lënë në rrugë elektoratin e djathtë. Besoj se përgjigjet ata duhet t’i kërkojnë në derën e Bashës”.

Situatën aktuale Spiropali e lidh me frikën e Presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD Basha , kryetares së të LSI, Kryemadhi dhe ish liderit të së djathtës Sali Berisha nga reforma në drejtësi. Ajo e akuzon Presidentin si drejtues të opozitës së rrugës, pasi i vuri zjarrin institucionit dhe kushtetutës me një akt zhdekretimi të zgjedhjeve.

“Presidenti është kundër, i vuri zjarrin institucionit e kushtetutës, zgjedhjeve të 30 qershorit, tentoi me një akt të zhdekretonte zgjedhjet, pjesë e një skenari të kobshëm për të shkatërruar. Është i anshëm, nuk përfaqëson unitetin kombëtar dhe drejtues i opozitës së rrugës.

Në rast se opozita e rrugës vazhdon t’i besojë verbazi një politike që e kanë nxjerrë nga të gjitha institucionet, kanë dalë në rrugë. Sa më shpejt të kuptojnë që ka nevojë për reflektim që janë katër persona: Berisha, Basha, Monika, Meta që kanë frikë nga drejtësia, frikë nga zgjedhjet dhe frikë nga Europa. Procesi i integrimti nuk është formal, por përmes hapash dhe reforma në drejtësi është kyçe. Nuk di sa e justifikuar është frika e tyre, por duket se reforma në drejtësi i ka nxjerrë nga binarët. Është tërësisht i montuar dhe kontrolluar nga partnerët tanë.

Presidenti i ka shpallur luftë ambasadorëve. Kuvendi i Shqipërisë duhet të mbajë rezulotë mbi qëndrimet e Presidentit dhe ato që thotë Presidenti nuk janë  vullnet i sovranit”.

Lidhur me protestën e së hënës Spiropali i bën thirrje opozitës që t’i thqërrasë arsyes dhe të ulet në tryezë ndërsa përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka më kohë për tensione, janë përpjekje të kota, të dëshpëruara. Ne duhet t’i kthehemi dialogut dhe urojmë që opozita jashtë parlamentare të shëndoshet dhe të ulet në tryeza me ne. Nuk jemi armiq, duam që në tetor Shqipëria të çelë negociata dhe nëse duan seriozisht t’i shërbëjnë këtij vendi t’i thërrasin arsyes. Dora jonë është e shtrirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!