Protesta e opozitës, reagon Balla: Bedelat e Putinit në Tiranë zbatuan sot porosinë e Moskës, turp!

schedule19:33 - 12 Nëntor, 2022

schedule 19:33 - 12 Nëntor, 2022

Pas mbylljes së protestës së opozitës, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla,  ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook.

Balla thotë se aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme dhe çdo ditë e më e tërbuar, ndërsa thekson se opozita  zbatoi sot porosinë nga Moska, që mos të përmendte në asnjë fjalim  sot luftën në Ukrainë.

Lexo edhe: “Jemi në fillim të betejës”, Berisha: Ndërkombëtarë mos e mbështesni Ramën, s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë

Reagimi i Ballës

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”

“Shqipëria në Rrezik, T’ia dalim zot bashkë!” bashkoi këtë të shtunë dhjetëra mijëra qytetarë në sheshin poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha dhe Ilir Metën, që organizuan protestën e parë kombëtare së bashku, si drejtues të opozitës, dolën secili nga zyra e vetë, shoqëruar me mbështetës të tyre.

Për tek sheshi para Kryeministrisë, Sali Berisha nuk ndau asnjë mesazh. Por ai veç demokratëve, u shoqërua në të gjithë rrugën me një flamur amerikan, që valëvitej gjithë kohën nga pas tij.

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ndoqi një tjetër skenar, nga aleati i tij.

U bashkuan më pas para Kryeministrisë. Dy ish-kryeministrat Berisha dhe Meta, që jo rrallëherë kanë parë nga dritarja e zyrës ku sot qëndron Rama, mijëra qytetarë, ua lanë stafetën e protestës qytetarëve për të treguar zemërimin e tyre ndaj keqqverisjes.

Ishte një fjali që përsëritje mes çdo fjalimi, që u mbajt në podium. Një gomone në krahët e protestuesve  që dolën nga selia blu, shoqëroi fjalimet që preknin rrezikun e hemoragjisë që ka përshkruar Shqipërinë, gjatë viteve e fundit. Pankartat kundër Kryeministrit dhe flamujt nuk ishin në masë. Skenari i protestës solli në podium zëra përfaqësues të problematikave që ka ngritur opozita këto muaj, nga protesta e studentëve, pedagogëve, mjekëve, tregtarëve dhe rreziku i shpopullimit të vendit.

Aktivistët e opozitarët folen shkurt njëri pas tjetrit. Nga Partia e Lirisë ishte kryetari i saj, Ilir Meta, i vetmi që u ngjit në podium.

Të kundërtën tha për Edi Ramën, duke cituar disa vargje të himnit kombëtar.

“Në himnin tonë nuk ekzison dorëzim. Por ekzisotn fjla tradhtor, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor. Sot tradhtori e ndjek këtë miting, nga charteri luksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejtë do të jetë para drejtësisëë nsipas firmave të hedhur anga vetë ai

Mesazhi kryesor kundër Edi Ramës, i takoi kreut të PD-së, ish-kryemistrit Sali Berisha. Dhe ai ishte i bindur se kundërshtari i tij në pushtet, do të dal para drejtësisë.

“Edi Rama, monizmit tënd do ta arkivojmë, në shtëpinë e turpit të historisë, Edi Rama monizmin tënd do e arkivojmë së bashku me ty. Por ti, ashtu siç ushton ky sheh, e ke vendin në burg dhe në reagim special, dhe ata do të çojmë”

Nga sheshi qendror i shqiptarëve, Berisha u drejtoi një thirrje aleatëve të Shqipërisë, vendeve anëtare të BE, atyre të NATO-s, dhe SHBA-së.

“Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve”

Protesta u mbyll dy orësh, duke vendosur qiri para dhe duke hedhur bojë të kuqe e të zezë, para dyerve të blinduara të Kryeministrisë, në kujtim të Ardit Gjoklajt dhe Klodin Rashës.

Ky moment shënoi dhe incidentin e vetëm, pasi policia ndaloi protesuesit t’i afroheshin hyrjes së godinës kryeministrore dhe disa prej tyre i shoqëroi në komisariat.

Pas këtyre momenteve, protestuesit u shpërndanë, ndërkohë pritet të shihet nëse opozita do të vijojë protestat, ndërsa përgatitet për zgjedhjet lokale.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!