Protesta e opozitës, qytetarët mendime të ndryshme për pjesëmarrjen

schedule16:10 - 15 Shkurt, 2019

schedule 16:10 - 15 Shkurt, 2019

Qytetarët në kryeqytet kanë dhë opinionet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen apo mospjesëmarrjen e tyre në protestën e thirrur nga opozita. Një pjesë e tyre shprehen se nuk do marrin pjesë, ndërsa një pjesë tjetër shprehen se do marrin pjesë pasi vendi nuk po drejtohet siç duhet nga qeveria.

Opozita prej disa javësh i ka bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi për t’iu bashkuar protestës së 16 shkurtit në Tiranë. Të pyetur nëse do t’i bashkohen apo jo protestës, qytetarët ndajnë mendime të ndryshme, por ka dhe nga ata që thonë jo ose janë indiferentë.

Nga ana tjetër disa qytetarë mendojnë t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit, pasi sipas tyre vendi nuk po drejtohet siç duhet nga qeveria Rama dhe duhet ndryshim.

Jashtë kameras ka dhe qytetarë të cilët shprehen se si morën apo si nuk morën pjesë në protestë, asgjë nuk do të ndryshojë pasi vendi është i kapur nga politika në çdo sektor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!