Pas protestës së ditës së djeshme, ku opozita bllokoi 12 akse rrugore në qytete të ndryshme, policia ka filluar të shoqërojë, nga radhët e protestuesve, qytetarë të ndryshëm në qytetin e Fierit.
Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, ka bërë me dije se qytetarë të ndryshëm, pas mesnate, janë shoqëruar dhe arrestuar nga forcat e rendit.
Sipas Baçit, këto veprime janë të paligjshme pasi policia kërkon të frikësojë qytetarët. Sipas tij protesta ka qenë e qetë dhe pa incidente.
Ditën e djeshme në qytetin e Fierit, protesta e opozitës ka nisur me incidente mes policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë./abcnews.al
Postimi i Baçit: