Protesta e opozitës, pasqyrim i vakët në mediat ndërkombëtare

schedule22:38 - 26 Shkurt, 2019

schedule 22:38 - 26 Shkurt, 2019

Protesta e radhës e opozitës në Shqipëri ka gjetur një pasqyrim të vakët në mediat ndërkombëtare. Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, për të cilën u fol gjerësisht në mediat nga Europa në Shtetet e Bashkuara, ajo e së martës ka kaluar thuajse pa u vënë re. Me përjashtim të agjencisë “ANSA”, mediat italiane këtë herë nuk i kanë kushtuar vëmendje asaj çfarë ndodhi përpara selisë së Parlamentit në Tiranë. Agjencia shtetërore e lajmeve, në edicionin e saj online ka raportuar për përleshje të dhunshme në kryeqytet, ku policia është detyruar të përdorë gaz lotësjellës. Sipas burimit mediatik, manifestuesit kanë hedhur shashka dhe gurë ndaj agjentëve të policisë, të cilët kishin rrethuar selinë e Kuvendit. Në Shtetet e Bashkuara, “ASSOCIATED PRESS” ka qenë e vetmja që ka raportuar për tubimin e udhëhequr nga Partia Demokratike. “Mbështetësit e opozitës shqiptare hodhën shashka dhe i vunë zjarrin një gome makine jashtë selisë së Parlamentit, në përpjekje për të penguar hyrjen e deputetëve të partisë në pushtet”, thotë “ASSOCIATED PRESS”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!