Në protestën e sotme nuk pati konfrontime mes manifestuesve dhe forcave të policisë, në të gjithë perimetrin e godinës së Parlamentit. Ajo ishte blinduar nga uniformat blu, por të vetmet incidente ishin hedhja e disa shashkave dhe djegia e një gome.
Afërsisht 1000 efektivë të policisë u angazhuan për protesën e njoftuar më herët nga opozita para Parlamentit.
Ndryshe nga protesta e datës 26 shkurt, uniformat blu kishin formuar kordonë policie për të penguar manifestuesit, përballjen e drejtpërdrejt me deputetët në hyrjen pasme në Kuvend.
Kullat më të larta të zonës përreth ishin marrë në ruajtje nga Garda e Republikës.
Instruktazhin efektivët e morën nga drejtuesit më të lartë të policisë, duke i’u trembur më të keqës, atë të ndërhyrjes me forcë në drejtim të parlamenit nga protestuesit e opozitës. Gatishmëri për uniformat blu kishte filluar prej ditë së hënë, ndërsa e gjithë trupa policore ishte pajisur me maska kunderagaz.
Në përfundim të fjalën së liderit të opozitës, Lulzim Basha, protestuesit hodhën në shenjë revolte lëndëve pirotektinike dhe kapsollave në drejtim të policisë.
Një gome në shenjë demostartive iu vu flaka nga mainifestuesit. Uniformat blu njoftojnë se asnjë prej forcave të saj nuk u lënduan e po kështu edhe nga tubuesit.
Gazi lotësjellës nuk u përdor nga forcat e Gradës së Republikës, ndryshe nga protesta e një jave më parë. Tubuesit u shpërndanë paqësisht pas thirrjes së kreu të PD për të shkuar në drejtim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. /abcnews.al
Gazetar: Andi Qosja