Protesta e opozitës para bashkisë/ Tiranë, bllokime të disa segmenteve rrugore

schedule10:07 - 25 Tetor, 2024

schedule 10:07 - 25 Tetor, 2024

Disa segmente rrugore do të bllokohen në Tiranë, për shkak të protestës që do të mbajë opozita para bashkisë, në orën 11:00.

Policia njofton se do të ketë edhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Prej orës 11:00 e deri në përfundim të opozitës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe./abcnews.al